Ndërlidhjet

SHBA do pengojë Iranin nga sigurimi i armës bërthamore


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton
Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se Shtetet e Bashkuara do të përdorin “të gjitha elementet e fuqisë amerikane për të parandaluar Iranin nga sigurimi i armës bërthamore.”

Duke folur pas bisedimeve me zyrtarët e lartë izraelitë në Jerusalem, Klinton tha se gjithkush preferon një zgjidhje diplomatike, dhe se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara preferojnë të njëtën në lidhje me Iranin.

Klinton tha se propozimet e Iranit bërë në bisedimet me fuqitë botërore- të ashtuquajturat P5 +1 - ishin propozime me të cilat nuk mund të fillohet procesi i zgjidhjes së problemit.

Irani ka mohuar në mënyrë të përsëritur se po zhvillon armë bërthamore, për të cilën dyshon Perëndimi.

Klinton nuk e ka vizituar Izraelin që nga shtatori i vitit 2010.

Analistët thonë se kjo nuk është bërë për shkak të përparimit të vogël në bisedimet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, për të cilat Klinton gjithashtu bisedoi me udhëheqësit izraelitë.
XS
SM
MD
LG