Ndërlidhjet

AP: FIFA diskuton sot për Kosovën


Logo e FIFA-s

Logo e FIFA-s

Anëtarët e bordit të FIFA-s takohen sot për të emëruar prokurorin që do të hetojë rastet e korrupsionit, përkatësisht do kryejë hetime në lidhje me atë se si janë dhënë te drejtat e organizimit të Kampionateve Botërore të vitit 2018 dhe 2022.

Ndër shumë pika të tjera, FIFA sot do të diskutojë edhe për statusin e Kosovës në futbollin ndërkombëtar, shkruan agjencia e lajmeve, Associated Press.

Kreu i FIFA-s, Sep Blater ka thënë në muajin maj se ekipet kombëtare si dhe klubet e Kosovës mund të luajnë në ndeshjet ndërkombëtare miqësore, para se vendi të njihet si shtet nga vetë Kombet e Bashkuara. Lëvizja nxiti reagimin e Serbisë.
XS
SM
MD
LG