Ndërlidhjet

logo-print

"Asad i gatshëm të përdorë armë kimike"


Navaf Fares

Navaf Fares

Politikani më i lartë që dezertoi nga qeveria siriane thotë se regjimi i presidentit Bashar al-Asad nuk do të ngurrojë që të përdorë armë kimike në përpjekje për të qëndruar në pushtet.

Navaf Fares, ish-ambasadori i Sirisë në Irak, i tha BBC-së se raporte të pakonfirmuara tregojnë se në Homs mund të jenë përdorur tashmë armët kimike.

Ai gjithashtu e akuzoi regjimin dhe Al-Kaidën se po bashkëpunojnë për të orkestruar sulmet e mëdha në të gjithë Sirinë.

Regjimi më parë ka akuzuar vendet perëndimore se po i mbështesin militantët ekstremistë suni të Al Kaidës që të luftojnë komunitetin pakicë allavite që dominon në regjimin e Asadit.

Por, Fares thotë se Al-Kaida dhe regjimi i kanë lënë mënjanë dallimet e tyre.
XS
SM
MD
LG