Ndërlidhjet

Talibanët ndalojnë vaksinimin kundër polios


Pacientë të prekur nga polio, Pakistan
Pacientë të prekur nga polio, Pakistan
Qeveria pakistaneze ka shtyrë një program vaksinimi kundër polios në disa zona fisnore të vendit pas kërcënimeve të talibanëve.

Grupet rajonale talibane në Vaziristanin Verior dhe atë Jugor kanë vendosur “ndalesë” ndaj fushatës kundër polios si shenjë proteste ndaj sulmeve të telekomanduara amerikane.

Hafiz Gul Bahadur, lideri i talibanëve në Vaziristanin Verior tha se ndalesa do të mbetet derisa të ndalohen sulmet amerikane.

Zyrtarët lokalë thanë se ky veprim i talibanëve rrezikon shëndetin e më shumë se 350 mijë fëmijëve.

AFP raporton se një takim i pleqnarëve në Miranshah të Vaziristanit Verior për të diskutuar ndalesën është anuluar për shkak të orës policore.

Në vitin e kaluar Pakistani shënoi numrin më të madh të rasteve të polios në dekadë, 198 , si rezultat i problemeve me vaksinim.
XS
SM
MD
LG