Ndërlidhjet

Të shtëna me armë zjarri në Damask


Pamje të Damaskut
Pamje të Damaskut
Të shtëna të rënda me armë zjarri janë dëgjuar të martën në afërsi të sheshit Sabat Bahrat në qendër të Damaskut, i kanë thënë aktivistët agjencisë së lajmeve DPA.

“Njerëzit vraponin në rrugë pasi u dëgjuan të shtënat në këtë zonë dhe anëtarët e forcave të sigurisë dolën të armatosur shumë shpejt në skenë-jo shumë larg televizionit shtetëror dhe ndërtesave të Bankës Qendrore”, tha aktivisti Hajtam Al Abdullah.

Përleshjet ndërmjet forcave qeveritare të armatosura dhe opozitës nisën para diku 16 muajve.

Presidenti, Bashar Al Asad, vazhdon të refuzojë të largohet nga pushteti, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka theksuar disa herë nevojën për një tranzicion politik në të cilin, siç thuhet, Asad nuk ka vend.
XS
SM
MD
LG