Administrata e UNMIK-ut në Prishtina ka konfirmuar se Sekretari i Pëergjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki Mun do të vizitojë Kosovën, të martën më 24 korrik.
Sekretari Ban dhe delegacioni që ai kryeson, sipas këtij njoftimi do të vizitojë UNMIK-un si dhe do të takojë përfaqësuesit ndërkombëtar, organizatat rajonale dhe autoritetet e Kosovës.
Vizita e Ban Ki Mun në Kosovë realizohet në kuadër të një turneu diplomatik që ai u bën disa shteteve të rajonit.