Ndërlidhjet

Irani kundër pranisë amerikane në Gji


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Irani theksoi se angazhimi ushtarak i Shteteve të Bashkuara në Gji përbën “një burim të pasigurisë” pas vrasjes fatale të një peshkatari indian nga anija amerikane në ujërat e Dubait.

“Kur Republika Islamike thotë se prania e forcave të huaja të sigurisë është burim i pasigurisë, atëherë ky paraqet një shembull të përkryer të asaj që dëshiron të thotë Irani”, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Ramin Mehmanparast.

“Ne këshillojmë këto forca të shmangin çfarëdo veprimi provokativ dhe shpresojmë që incidente të tilla të mos shfaqen sërish”, theksoi ai.

Një peshkatar indian ishte vrarë, ndërsa tre të tjerë ishin plagosur të hënën kur anija e marinës amerikane hapi zjarrin ndaj anijes së peshkatarëve në afërsi të portit Xhebel Ali në Gjirin jugor.

Mbrojtja amerikane tha se anija e peshkatarëve kishte injoruar sinjalet paralajmëruese të marinarëve amerikanë.
XS
SM
MD
LG