Ndërlidhjet

Hungaria nis negociatat për hua me FMN-në


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Hungaria dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar nisën negociatat mbi një kredi 15 miliardë euroshe të dizajnuar për ta forcuar stabilitetin financiar të vendit.

Qeveria e kryeministrit, Viktor Orban, vendosi ta inicojë një marrëveshje huadhënëse për FMN-në në nëntor të vitit të kaluar kur nisi të ngritet kostoja e financimit të buxhetit të shtetit.

Nisja e negociatave vjen pas shtyrjeve disa mujore, gjatë të cilave Hungaria ndryshoi legjislacionin për qeverisjen e institucioneve kyçe.

Budapesti ishte kritikuar nga Bashkimi Evropian për shkak të rritjes së ndikimit të qeverisë mbi autoritetet e tjera si Banka Kombëtare.

Qeveria e vendit pret nënshkrimin e një marrëveshjeje deri në muajin tetor, por analistët thonë se një gjë e tillë mund të bëhet tek në pjesën e parë të vitit 2013.
XS
SM
MD
LG