Ndërlidhjet

logo-print

UNAIDS mirëpret vendimin e SHBA-së


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Agjencia e Kombeve të Bashkuara e ngarkuar me angazhimet për luftimin e SIDA-s mirëpriti një vendim të autoriteteve amerikane, me të cilin iu dha drita jeshile përdorimit të një pilule parandaluese për bartjen e virusit HIV.

Në një deklaratë për media, UNAIDS theksoi se bari në fjalë mund të përdoret për të parandaluar bartjen e HIV-it tek prsonat që nuk janë të infektuar e që janë të rrezikuar nga infektimi.

Bari, i quajtur Truvada, ekziston në tregun amerikan që nga viti 2004, por përdorimi i tij u lejohej vetëm njerëzve të infektuar me HIV.

Megjithatë, administrata e Shteteve të Bashkuara për Ushqim dhe Droga miratoi një ditë më parë shitjen më të gjerë të barit në fjalë.
XS
SM
MD
LG