Ndërlidhjet

Polakët kundër koncertit të Madonna-s


Ylli i muzikës pop-Madonna
Ylli i muzikës pop-Madonna
Mijëra polakë protestuan kundër koncertit të ardhshëm të Madonna-s duke e quajtur ofendues faktin që performanca e yllit të pop-it është planifikuar të mbahet në një përvjetor të rëndësishëm të Luftës së Dytë Botërore.

Diku 30 mijë njerëz kanë nënshkruar tashmë një peticion online me qëllim anulimin e koncertit që parashihet të mbahet më 1 gusht- ditën kur polakët kujtojnë kryengitjen e Varshavës kundër nazistëve më 1944.

“Ne u befasuam nga lajmet rreth datës së koncertit”, i tha televizionit TVN 24 zëvendëskreu i shoqatës Vetëranët e Kryengritjes së Varshavës, Edmund Baranovski.

Në ndërkohë, janë mbuluar me grafiti pjesa më e madhe e posterëve të koncertit të vendosura në kryeqytetin polak.
XS
SM
MD
LG