Ndërlidhjet

logo-print

Regjimi i Asadit me armë të rënda kundër opozitës


Pamje të luftimeve në Damask

Pamje të luftimeve në Damask

Ushtria siriane thuhet se ka përdorur helikopterët sulmues për t’i luftuar forcat opozitare në Damask në përplasjet që cilësohet të jenë më seriozet gjatë 16 mujave të luftimeve ndërmjet forcave të presidentit, Bashar Al Asad, dhe opozitës së vendit.

Të martën, luftimet hynë në ditën e tretë në pjesët përreth kryeqytetit sirian.

Kryqi i Kuq foli për një luftë civile, përderisa trupat qeveritare vazhduan të përdorin tanke dhe raketa.

Qeveria turke, ndërkaq, njoftoi se përgjatë natës nga Siria për në Turqi kanë ikur një brigadier-gjeneral dhe disa oficerë të tjerë duke e çuar në 18 numrin e dezertuesve sirianë.
XS
SM
MD
LG