Ndërlidhjet

Guardian: Krimi i organizuar vlen 870 miliardë dollarë


Ilustrim
Ilustrim
"Guardian"

Krimi i organizuar ndërkombëtar e ka vlerën deri në 870 miliardë dollarë në vit, kanë vlerësuar Kombet e Bashkuara, në fillim të fushatës kundër tregut ilegal në çdo gjë: prej njerëzve e deri te armët, droga dhe llojet e rrezikuara të kafshëve.

Qarkullimi i rrjeteve kriminale trans-nacionale është gjashtë herë më i madh se buxhei global i ndihmave, ose 7% i eksportit botëror legal, ka thënë Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC).

Ekziston edhe çmim i lartë në jetët e njerëzve dhe në stabilitetin ekonomik, ndërsa grupet e krimit sjellin “korrupsion vendës në rritje, zhvatje, reketim dhe dhunë”.

“Grupet kriminale i trafikojnë femrat për eksploatim seksual dhe fëmijët për qëllim të kërkimit të lëmoshës dhe vjedhjes së detyruar. Barërat dhe prodhimet ushqimore mashtruese hyjnë në tregjet e rregullta dhe jo vetëm që e gënjejnë publikun, por e rriskojnë shëndetin dhe jetën e tyre”, thanë Kombet e Bashkuara, në fillim të fushatës që ka për qëllim të theksoj se “gjithnjë ekziston viktima”.

Bindshëm, tregtia më fitmiprurëse, më tepër se një e treta e shumës totale, është në narkotikë, që Kombet e Bashkuara vlerësojnë se e ka vlerën vjetore prej 320 miliardë dollarësh. Në vendin e dytë radhitet tregtia me prodhime të rrejshme, që krijon afro 250 miliardë dollarë.

Pastaj është trafikimi i njerëzve me 32 miliardë dollarë, ndërsa vlerësohet se viktima janë 2.4 milionë njerëz.

“Krimi i organizuar trans-nacional arrin në secilin rajon dhe në secilin vend të botës. Ndalja e këtij kërcënimi trans-nacional paraqet njërën nga sfidat më të mëdha globale për komunitetin ndërkombëtar”, tha drejtori ekzekutiv i Zyrës së OKB-së për Drogë dhe Krim, Juri Fedotov.

Policia dhe zyrtarët e tjerë të sigurisë kanë nevojë për më tepër mjete të sofistikuara, për t’i luftuar rrjetet kriminale, që kanë shënuar avancim të plotë në përmirësime teknologjike, thonë Kombet e Bashkuara.

Më se një e treta e profitit kriminal vlerësohet se ushqehet nëpër sistem financiar, por më pak se 1% është zbuluar dhe konfiskuar.

“Metodat e inteligjencës më të mirë duhet të zhvillohen me anë të trajnimit të më tepër njësive të specializuara për implementimin e ligjit, që duhet të jenë e pajisura me teknologjinë më të re shtetërore”, thonë Kombet e Bashkuatra, duke sugjeruar se shteteve të varfra u duhet më tepër ndihmë. (f. b.)
XS
SM
MD
LG