Ndërlidhjet

FIFA përzgjedh dy persona për komisionin etik


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Prokurori gjerman, Joahim Ekert, dhe ai amerikan, Majkell Garsia, u emëruan anëtarë të komisionit të ri etik të FIFA-s.

Këtë e bëri të ditur në një takim të komitetit ekzekutiv të këtij mekanizmi, presidenti i FIFA-s, Sep Bllater.

Ai tha se “Procesi i reformave nënkupton që t’i përmbahemi planeve tona”.

Ekert ishte gjykatës në Gjykatën e Qarkut në Mynih, ndërsa Garsia kishte punuar në një rast për doping kundër ish-kampionit olimpik në sprint, Marion Xhouns.

Me ekipin etik të prokurorëve, FIFA synon të hedhë dritë në mënyrën e emërimit për nikoqirët e Kampionateve Botërore më 2018 dhe 2022 dhe në një varg çështjesh të tjera, që dyshohet të jenë karakterizuar nga parregullsitë.
XS
SM
MD
LG