Ndërlidhjet

Ndahet nga jeta shkencëtari i njohur çek


Shkencëtari, Antonin Holi
Shkencëtari, Antonin Holi
Ka vdekur në Pragë shkencëtari çek, Antonin Holi, hulumtimet e të cilit i kanë kontribuar zhvillimit të një bari antiviral.

Instituti i Pragës për Kimi Organike dhe Biokimi, ku Holi kishte punuar që nga vitet e 60-ta, tha se 75 vjeçari ka vdekur të hënën pas betejës me një sëmundje të paspecifikuar.

Holi, profesor për hulumtimin e kimisë nukleare dhe acidike, ndihmoi në zbulimin e substancave që janë pjesë e barërave si Vireadi e Vistidi, të cilat përdoren për trajtimin e pacientëve të infektuar me virusin HIV, dhe Hepsera-s që përdoret për trajtimin e hepatitit B.
XS
SM
MD
LG