Ndërlidhjet

Optimistë për zgjidhjen e krizës në Siri


Presidenti rus, Vlladimir Putin dhe emisari ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan
Presidenti rus, Vlladimir Putin dhe emisari ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan
Emisari ndërkombëtar, Kofi Anan, tha se mbetet optimist që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mund të arrijë një marrëveshje me Sirinë përkundër qëndrimeve të ashpra të të gjitha palëve.

Pas takimit që zhvilloi në Moskë me presidentin, Vlladimir Putin, Anan tha se shpreson që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të jenë në gjendje të gjejnë formulimet e pranueshme për të gjithë.

“Pres që Këshilli të dërgojë një sinjal se duhet të ndalen vrasjet dhe se gjendja në terren është e papranueshme”, u shpreh Anan.

Të njejtën gje e pohoi dhe ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, duke thënë se nuk sheh arsye përse Këshilli i Sigurimit të mos gjejë konsensusin për një rezolutë rreth krizës në Siri.

“Nuk shoh ndonjë arsye se përse nuk mund të pajtohemi edhe në Këshillin e Sigurimit. Ne jemi të gatshëm për këtë”, citon agjencia e lajmeve AFP, shefin e diplomacisë ruse.
XS
SM
MD
LG