Ndërlidhjet

logo-print

Haradinaj kthehet në Kosovë


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Mediat lokale në Kosovë njoftojnë se është liruar përkohësisht ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili thuhet se ka mbërritur tashmë në Prishtinë.

Mësohet se Haradinajt i është lejuar qëndrimi në vend deri në marrjen e një vendimi për rigjykimin e pjesshëm të tij nga Tribunali i Hagës.

Kjo gjykatë kishte përfunduar më 27 qershor seancat dëgjimore për rastin Haradinaj dhe të tjerët, ndërsa pritet që vendimin për këtë rast ta marrë në shtator.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj ishin kthyer në Hagë për shkak të dëshmive shtesë të paraqitura nga dy dëshmitarë.

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”
XS
SM
MD
LG