Ndërlidhjet

Jahjaga niset për Bruksel


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u nis të martën për një vizitë zyrtare në Bruksel, bëri të ditur presidenca kosovare.

Gjatë vizitës dyditore presidentja Jahjaga thuhet se do të zhvillojë një takim me presidentin e Këshillit Evropian, Herman Van Rompoj, me presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuell Barroso, me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian Shtefan Fyle si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen.

“Në kuadër të vizitës në Bruksel, presidentja Jahjaga do të bisedojë me zyrtarë të lartë evropian për agjendën dhe perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës, për përmbushjen e kushteve për liberalizim të vizave si dhe për studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Në këto takime, presidentja Jahjaga “do të bisedojë për mandatin e misioneve ndërkombëtare pas përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, për integrimin e plotë të komuniteteve si dhe për shtrirjen e sundimit të rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës”.
XS
SM
MD
LG