Ndërlidhjet

Rritet përdorimi i telefonisë mobile


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Banka Botërore njoftoi se afro tri të katërtat e popullsisë në botë, përfshirë një pjesë të madhe të vendeve të zhvilluara, ka tani qasje në telefoninë mobile.

Në raportin e titulluar “Rritja Mobile” mekanizimi i bazuar në Uashington tha se përhapja e shpejtë e komunikimit mobil dhe aplikacioneve telefonike ka pasoja të dukshme në bujqësi, shëndetësi, shërbimet financiare dhe në qeveri.

Studimi vë në dukje se është zgjeruar përdorimi i telefonave mobilë më shumë se sa ai i internetit.

Deri në 80 për qind të shtëpive në vendet si Azerbejxhani, Bjellorusia, Gjeorgjia dhe Kazakistani kanë aktualisht telefona mobilë; në Rusi telefonat mobilë përdorën në 90 për qind të familjeve; në Irak në 94 për qind, ndërsa diku 70 për qind të shtëpive në Iran dhe Moldavi posedojnë telefona mobilë.
XS
SM
MD
LG