Ndërlidhjet

IKD: Ekzekutivi ka tendenca për degradimin e gjyqësorit


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) shprehu shqetësimin rreth “tendencave të vazhdueshme të pushtetit ekzekutiv për të degraduar pushtetin gjyqësor”.

Në një komunikatë për media IKD-ja vlerësoi se “projekt-ligji për pagat e funksionarëve publikë në mënyrën se si është përpiluar kthen prapa progresin e arritur në krijimin e balancit ndërmjet pushteteve në Kosovë".

Kategorizimi i ri i pagave sipas këtij projekt-ligji, thekson Instituti i Kosovës për Drejtësi, “sërish zhvlerëson bartësit pushtetit gjyqësor ndaj pushteteve tjera, në kundërshtim me parimet themelore për pavarësinë egjyqësorit të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara”.

“Është e papranueshme që në vazhdimësi të krijohen politika dhe ligje pa konsultim dhe pa koordinim me organet e pushtetit gjyqësor, posaçërisht në rastet të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në këtë pushtet. Ndërmarrja e hapave të tillë nga ana e organeve qeveritare paraqet tendencë për të krijuar varësi dhe ndikime të tërthorta në pushtetin gjyqësor. Madje, tendenca për ta zhvlerësuar në tërësi pushtetin Gjyqësor është reflektuar në projekt-ligj i cili nuk e parasheh fare pozitën e të parit të pushtetit gjyqësor atë të Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, pozitë kjo ekuivalente me atë të Kryeministrit”, thuhet në komunikatën për media të IKD-së.

Instituti kërkoi riformulim e këtij kategorizimi ashtu që të pasqyrohet parimi i
barazisë së pushteteve i garantuar me Kushtetutë.
XS
SM
MD
LG