Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit ende pa konsensus mbi Sirinë


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara
Këshilli i Sigurimit zhvilloi të martën mbrëma konsultime joformale mbi amandamentimin e një draft-rezolute për Sirinë të mbështetur nga Rusia.

Rezoluta është e dyta e këtij lloji pasi shtetet perëndimore kishin dizajnuar më parë një dokument të ngjashëm, të cilin e dorëzoi Britania në emër të disa shteteve gjatë javës së kaluar.

Diplomatët perëndimorë jashtë këshillit e cilësuan “joadekuat” draftin-dokumentin rus, ndërsa thanë se do të jenë të hapur për të diskutuar më Moskën mbi rezolutën e Britanisë.

Rezoluta e fundit e Rusisë ka një gjuhë më të fuqishme se sa drafti të cilin autoritetet ruse e kishin dorëzuar javën që shkoi. Ajo, megjithatë, nuk kërkon sanksione-gjë që paraqet “vijën e kuqe” për diplomacitë perëndimore.

Rusia është zotuar të përdorë Veto-n ndaj çfarëdo rezolute, e cila kërcënon Damaskun me sanksione.

Këshilli pritet të votojë, gjatë ditës, për këtë çështje, ndërsa duhet të pajtohet mbi një rezolutë deri të premtën kur dhe i skadon mandati misionit vëzhgues të OKB-së në Siri.
XS
SM
MD
LG