Ndërlidhjet

Pasiviteti-vdekjëprurës si duhani


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Një raport i ri vë në pah se një e treta e njerëzve të rritur janë fizikisht pasiv dhe se mënyra e tillë e jetesës është shkaktar i vdekjes për mbi pesë milionë njerëz në çdo vit-shifër e përafërt me vdekjet e shkaktuara nga pirja e duhanit.

Raporti i publikuar në revistën mjekësore The Lancet tregoi se tre nga dhjetë individë të moshës 15 e më shumë vjeçare-pra, mbi 1.5 miliardë njerëz-“nuk e përmbushin normën e aktiviteteve të rekomanduara fizike”.

Raporti e cilëson këtë problem “pandemik”.

Pasiviteti fizik nënkupton dështimin në kryerjen e ushtrimeve fizike mesatare 30 minutëshe pesë herë në javë ose 20 minutave të ushtrimeve më energjike tri herë në javë.

Mësohet se pasiviteti vjen duke u shtuar me kalimin e kohës më shumë tek femrat se sa tek meshkujt, ndërsa reduktimi i tij thuhet se do të mund të parandalonte më shumë se gjysmë milionë vdekjesh për çdo vit.
XS
SM
MD
LG