Ndërlidhjet

Partia laike në krye të Libisë


Votuese në Libi

Votuese në Libi

Rezultatet e zgjedhjeve të para të lira në Libi kanë vënë në krye të vendit një aleancë liberale jofetare.

Aleanca e Forcave Kombëtare, një koalicion i udhëhequr nga ish-kryeministri i përkohshëm i vendit, Mahmud Xhibril, fitoi 39 nga 80 ulëset që janë në dispozicion për partitë në Kongresin e Përgjithshëm Kombëtar.

Partia Vëllazëria Myslimane për Drejtësi dhe Ndërtim u rangua e dyta me 17 ulëse.

Fitorja e Xhibrilit vlerësohet të jetë një kthim prapa në Pranverën Arabe për myslimanët, të cilët kanë fituar zgjedhjet në Egjipt dhe Tunizi.

Sidoqoftë, balanci i fuqisë qëndron në 120 ulëset e mbetura për kandidatët e pavarur të cilët nuk dihen ende.

Komisioni Zgjedhor në Libi tha se 62 për qind e votuesve të regjistruar kanë marrë pjesë më 7 korrik në zgjedhjet e para të lira të vendit që nga dëbimi prej pushtetit të ish-presidentit, Muamer Gadafi.
XS
SM
MD
LG