Ndërlidhjet

Marrin dritën e gjelbër për uzinën bërthamore


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Autoritetet rregullative për energji bërthamore në Emiratet e Bashkuara Arabe dhanë miratimin për ndërtimin e uzinës së parë bërthamore në këtë shtet.

Vendimi ia hap rrugën nisjes së punimeve në projektin shumë-miliardësh nga koncorsiumi jug-korean.

Plani aktual parasheh ndërtimin e katër reaktorëve në shtetin arabik bregdetar të Gjirit Peninsula.

Kompania shtetërore e përfshirë në këtë projekt-Koorperata për Energji Bërthamore e Emirateve (the Emirates Nuclear Energy Corporation-ENEC) tha se katër reaktorët pritet ta furnizojnë vendin me energji elektrike deri në vitin 2020, por reaktori i parë thuhet se nuk do të jetë i gatshëm deri në vitin 2017.
XS
SM
MD
LG