Ndërlidhjet

Greqia finalizon planin për shkurtimet e reja


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
Kryeministri grek, Antonis Samaras, do të takojë gjatë ditës partnerët e koalicionit për të finalizuar projektin për kursimet 11.5 miliardë euroshe për dy vitet e ardhshme, siç kanë kërkuar huadhënësit.

Samaras fitoi në zgjedhjet më 17 qershor me ndihmën e fushatës për t’i rinegociuar kushtet për fondin e shpëtimit të Greqisë, por kërkesa nuk është mirëpritur nga Bashkimi Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Inspektorët e borxhit pritet të kthehën në Athinë më 26 korrik për të diskutuar mbi raundin e ri të shkurtimeve financiare me ministrin e financave, Janis Sturnaras.

Ndërkohë, një raport i së përditshmës greke, Kathimerini, nuk përjashtoi mundësinë që Samaras ta thërrasë kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Fronsua Holandë, për t’u kërkuar më shumë kohë në kthimin e huave.
XS
SM
MD
LG