Ndërlidhjet

logo-print

Punëtorët e Trepçës në grevë


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Rreth 700 punëtorë të Trepçës kanë hyrë në grevë në shenjë pakënaqësie ndaj Agjencisë Kosovare të Privatizimit, e cila e ka emëruar për ushtrues detyre, Eset Ujkanin.

Zëdhënësi i ndërmarrjes Trepça, Bislim Muça, tha për Radion Evropa e Lirë se minatorët janë duke qëndruar në grevë.

“Minatorët e Trepçës dje në mëngjes kanë ndërprerë punën dhe nuk kanë hyrë në galeri të minierës. Ata janë irrituar nga vendimi i AKP-së që ka vendosur ushtrues detyre Eset Ujakanin, ata dëshirojnë që të vendosin në këtë detyre dikë që e njeh Trepçën dhe që janë punonjës së Trepçës”, theksoi ai.

Kjo gjendje e punëtorëve, sipas Bislim Muçës po vazhdon, por se pritet që kjo situatë të zhbllokohet gjatë ditës së sotme, pasi të ndërmerret ndonjë hap nga institucionet e Kosovës.

Minatorët kërkojnë që t’i vizitojë kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ish-menaxheri Ferat Shala dhe një përfaqësues i Qeverisë.

Kompania Trepça aktualisht merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, kryesisht të plumbit dhe zinkut, por është edhe ndërmarrje industriale. Aktualisht në kuadër të kompleksit industrial të “Trepçës” punojnë dy miniera: Stantërgu dhe Artana.
XS
SM
MD
LG