Ndërlidhjet

Sulmohen mjetet furnizuese të NATO-s


Tanket furnizuese të NATO-s

Tanket furnizuese të NATO-s

Zyrtarët në Afganistan thonë se militantët kanë shkatërruar 23 tanke dhe kamionë që përdoreshin për furnizimin e trupave të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan.

Shefi i sigurisë për provincën Samangan, Kalil Andarabi, i tha Shërbimit Afgan të Radios Evropa e Lirë se prej numrit total të veturave të shkatërruara 19 besohet të jenë tanke.

Ai tha se të paktën një nga vozitësit e tyre është lënduar, ndërsa nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur me vozitësit e tjerë.

Kamionët kishin qenë të parkuar në zonën Rabatak të provincës Samangan.

Agjencia e lajmeve AP raportoi se tanket po bartnin naftë nga Uzbekistani për në Afganistan.

Më herët këtë javë, tanket dhe kamionët furnizues të NATO-s ishin sulmuar dhe shkatërruar në provincën Vardak.
XS
SM
MD
LG