Ndërlidhjet

Vritet ministri i mbrojtjes së Sirisë


Pamje të luftimeve në Siri

Pamje të luftimeve në Siri

Është vrarë në Damask ministri i mbrojtjes së Sirisë, Daud Raxha, ndërsa janë plagosur disa zyrtarë të regjimit të presidentit, Bashar Al Asad, njoftuan mediat shtetërore të këtij vendi.

Vrasja e zyrtarit të lartë të ekzekutivit sirian dhe të tjerëve erdhi si pasojë e goditjes së një ndertëse të forcave të sigurisë në Damask nga një sulmues vetvrasës.

Shpërthimi erdhi në kohën e ashpërsimit të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre opozitare, të cilat kanë hyrë në ditën e katërt.

Raporti i televizionit shtetëror bëri të ditur se vetvrasësi me bombë ka synuar të sulmojë ndërtesën e forcave kombëtare të sigurisë.

Në ndërkohë, Këshilli i Sigurimit pritet të votojë gjatë ditës mbi një rezolutë me të cilën synohet t’i jepet fund krizës në Siri.
XS
SM
MD
LG