Ndërlidhjet

AKP kërkon ndërprerjen e grevës


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Agjencia Kosovare e Privatizimit, përmes një komunikate për media, shprehi shqetësimin për grevën e organizuar nga grupe punonjësish në ndërmarrjen shoqërore Trepça, nën administrimin e AKP-së.

“AKP edhe njëherë sqaron se pas pranimit të dorëheqjes së drejtorit menaxhues të Trepçës, Ferat Shalës, me efekt nga data 16.07.2012 dhe shkuarjes së tij në pushim vjetor, në bazë të ligjit të AKP-së drejtimi i përkohshëm i punës ditore, si ushtrues detyre i është kaluar zëvendësit Eset Ujkani”, thuhet në njoftimin për media.

AKP sqaron se emërimi i drejtorit të ri do të bëhet përmes një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues, ku intervistimin e kandidatëve do ta bëjë Komisioni i formuar prej akterëve relevant, përfaqësuesve të AKP-së, të qeverisë dhe përfaqësuesve të punëtorëve në Trepçë.

AKP po ashtu kërkoi nga të gjithë punonjësit e ndërmarrjes Trepça që të vazhdojnë punën dhe të përmbushin detyrat dhe obligimet duke respektuar kontratat e tyre të punës.
XS
SM
MD
LG