Ndërlidhjet

Merkel kërkon konsensus për Sirinë


Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u kërkoi anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që t’i tejkalojnë dallimet mbi krizën në Siri dhe ta miratojnë një rezolutë për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm.

Komenti i saj u bë në kohën kur në Damask po vazhdojnë përleshjet e ashpra ndërmjet forcave qeveritare dhe opozitës, të cilat çuan gjatë ditës në shpërthimin e një ndërtese qeveritare nga një sulmues vetvrasës si pasojë e të cilit vdiq ministri i mbrojtjes së Sirisë, ndërsa u lënduan disa zyrtarë të tjerë.

“Kjo dëshmon se është momenti i fundit për ta miratuar një rezolutë të OKB-së dhe për të pasur një bashkëpunim në mes të të gjithë anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që shkeljeve të të drejtave të njeriut t’u jepet fund”, tha Merkel.

“U kërkoj të gjithë anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të pajtohen mbi një rezolutë të përbashkët”,tha Merkel gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin tajlandez, Jingluk Shinavatra.
XS
SM
MD
LG