Ndërlidhjet

Miratohen ligjet e diskutueshme ruse


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus miratoi të mërkurën tri ligje të diskutueshme të cilat, sipas kundërshtarëve të regjimit, forcojnë fuqinë e presidentit, Vlladimir Putin, në heshtjen e kritikave.

Këshilli i Federatave miratoi ligjet, me të cilat rriten në mënyrë drastike gjobat për shpifje, të cilat u kërkojnë organizatave joqeveritare që marrin fonde të huaja të regjistrohen si “agjentë të huaj” e të cilat lehtësojnë bllokimin e faqeve të internetit.

Gazeta Novye Izvestia kritikoi Dumën shtetërore ruse, e cila kaloi ligjet në fjalë gjatë javës së shkuar, duke thënë se ato i kanë kontribuar kufizimit më drastik të lirive demokratike që nga kollapsi i Bashkimit Sovjetik.
XS
SM
MD
LG