Ndërlidhjet

Vritet edhe kunati i Asadit


Damask
Damask
Televizioni shtetëror tha se në sulmin, nga i cili mbet i vrarë, ministri i Mbrojtjes, Daud Raxha, është vrare edhe kunati i presidentit sirian Bashar al Asad.

Sulmi vetëvrasë është kryer nga një person që ka hyrë brenda ndërtesës së fortifikuar rëndë të qeverisë në qendër të Damaskut.

Shpërthimi erdhi në kohën e ashpërsimit të luftimeve ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre opozitare, të cilat kanë hyrë në ditën e katërt.

Sulmi i së mërkurës kishte në shënjestër një takim të zyrtarëve të lartë të sigurisë e ushtrisë në Ndërtesën e Sigurisë Kombëtare.

Disa zyrtarë tjerë të lartë të regjimit të Asadit thuhet se janë lënduar, përfshirë shefin e inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm Ibrahim al-Shar.

Kunati i presidentit Asad, zëvendës ministër i Mborjtjes Asef Shavkat – raportohet se ka vdekur në spital nga plagët e marra.

Televizioni shtetëror raportoi se Fahd al-Freij është emëruar ministër i ri i Mbrojtjes pak orë pas shpërthimeve.
XS
SM
MD
LG