Ndërlidhjet

BE insiston në dialogun Kosovë-Serbi


Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso

Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso ka bërë me dije, se pavarësisht se kush është në qeveri në Serbi, dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.

“Ne presim që të gjitha çështjet që janë relevante për rajonin të diskutohe. Për këtë i kam bërë një apel të fuqishëm edhe presidentit të Sebrisë, në vizitën në Bruksel. Ne presim që edhe Kosova ta bëjë të njëjtën gjë”, tha Barroso pas një takimi me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kjo e fundit ka përsëritur se për pjesën veriore të Kosovës, nuk mund të ketë zgjidhje tjera, pos atyre që gjenden në ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ajo ka thënë se nuk duhet që të bëhen dallime dhe komunitetit serb në komunat veriore të Kosovës t’u jepen të drejta më të mëdha sesa atij në komunat në jug, si në Shtërpce apo Graçanicë.

“Kjo do të shfaqte pakënaqësi mes komunietet serb dhe do të rrezikonte emigrimin nga njëra komunë në komunën tjetër”, tha Jahjaga.
XS
SM
MD
LG