Ndërlidhjet

Paneta: Dhuna në Siri jashtë kontrollit


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta shprehu shqetësimin se dhuna në Siri po del “jashtë kontrollit”, pas sulmit me bombë në Damask, ku u vra ministri sirian i Mbrojtjes.

Ai tha se ndryshimi i situatës në Damask “paraqet një përshkallëzim të vërtetë të luftimeve”.

Paneta shtoi se dhuna “na tregon se kjo është një situatë shpejt po del jashtë kontrollit”.

Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “bëjë presion maksimal” mbi presidentin Bashar al-Asad për dorëheqje.

Kundërshtarët e regjimit të thonë se më shumë se 17 mijë njerëz deri më tani janë vrarë në kryengritje.

Ata pretendojnë se luftimet në Damask shënojnë fillimin e fundit për regjimin e Asadit.
XS
SM
MD
LG