Ndërlidhjet

Kameron mbështet largimin nga Afganistani


Kryeministri britanik Dejvid KAmeron arrin me helikopter në provincën e Helmandit, 18 korrik, 2012
Kryeministri britanik Dejvid KAmeron arrin me helikopter në provincën e Helmandit, 18 korrik, 2012
Kryeministri britanik mbështeti premtimin e mëhershëm për të tërhequr më shumë trupa nga Afganistani në vitin e ardhshëm.

Dejvid Kameron zhvilloi bisedime me zyrtarët britanikë dhe afganë në provincën jugore të Helmandit gjatë një udhëtimi të paparalajmëruar.

Pas vizitës që iu bëri ushtarëve në një bazë në Lashkar Gah, kryeqytetin rajonal të Helmandit, Kameron tha se ai beson se dorëzimi i detyrave të sigurisë nga të huajt te forcat lokale po ecën mirë.

Britania ka rreth 9 mijë e 500 trupa.

Kontingjenti i saj është i dyti në madhësi pas trupave amerikane në Afganistan.

Britania planifikon të tërheqë 500 trupat në dhjetor, por nuk ka dhënë ndonjë afat kohor për largimin e trupave të tjerë.

NATO planifikon tërheqjen nga Afganistani deri në fund të vitit 2014.
XS
SM
MD
LG