Ndërlidhjet

Shpërthim në Bullgari, vriten 3 izraelitë


Harta e Bullgarisë

Harta e Bullgarisë

Policia bullgare konfirmoi se të paktën tre persona janë vrarë dhe rreth 20 janë plagosur në një shpërthim që ndodhi në një autobus në aeroportin e qytetit të Deti të Zi, Burgas.

Zyrtarët izraelitë thanë se shumica e atyre në autobus ishin turistë izraelitë.

Zyrtarët bullgarë nuk e kanë konfirmuar ende identitetin kombëtar të viktimave.

Autoritetet konfirmuan se ka pasur viktima, por jo numrin e tyre.

Turistët izraelitë sapo kishin arritur me një aeroplan nga Tel Avivi.

Bullgaria, një vend i Evropës Lindore, është destinacion i njohur për turistët izraelitë.
XS
SM
MD
LG