Ndërlidhjet

Mali: Lirohen pengjet evropiane


Mali, foto nga arkivi
Mali, foto nga arkivi
Rebelët islamikë në veri të Malit liruan pengjet evropiane, një italian dhe dy spanjollë të cilët po mbaheshin që nga tetori.

Sipas Sanda Abou Mohamed, një zëdhënës i një grupi kryengritës me Al Kaidën, pengjet u liruan pranë qytetit të Gaos.

Dy spanjollët Enrik Gonialons dhe Ainhoa Fernandez de Rinkon, dhe italiani Uru Skarlet janë punëtorë humanitarë që u rrëmbyen nga një kamp refugjatësh në jug të Algjerisë në muajin tetor.

Mohamed tha se MUJAO ishte përgjegjëse për rrëmbimin e tyre, dhe në muajin maj ka kërkuar para për lirimin e tyre.

Është e paqartë nëse janë dhënë të holla ndonjëherë për lirimin e tyre. Ministria e Jashtme spanjolle ka konfirmuar lirimin e dy spanjollëve.
XS
SM
MD
LG