Ndërlidhjet

logo-print

Kolera mbyt 62 persona në Sierra Leone


Pacient me kolerë

Pacient me kolerë

Ministria e Shëndetësisë e Sierra Leones tha se nga shpërthimi i kolerës në shtetin e Afrikës Perëndimore kanë vdekur të paktën 62 vetë në më pak se një muaj.

Zona perëndimore, përfshirë kryeqytetin Fritaunt, dhe “tri qytetet në pjesët veriore dhe jugore të vendit tashmë janë shpallur zona të shpërthimit të kolerës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.

Statistikat tregojnë se nga 23 qershori deri më 17 korrik kanë vdekur 62 persona, ndërsa janë raportuar 3 mijë e 721 raste në zonat e prekura.
XS
SM
MD
LG