Ndërlidhjet

logo-print

Bullgari: Arrin në 7 numri i të vrarëve


Autobusi i shkatërruar pas sulmit me bombë në Aeroportin e Burgasit, Bullgari, 18 korrik, 2012

Autobusi i shkatërruar pas sulmit me bombë në Aeroportin e Burgasit, Bullgari, 18 korrik, 2012

Autoritetet bullgare kanë filluar hetimet mbi shpërthimin në aeroportin e Burgasit, qytet në Detin e Zi, nga i cili mbetën të vrarë shtatë persona dhe u plagosën më shumë se 30 të tjerë.

Ministri i jashtëm bullgar Nikolaj Mlladenov tha se shpërthimi u shkaktua nga një bombë e vendosur në një autobus në aeroport.

Mlladenov tha se Bullgaria “do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj” për të gjetur autorët.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu fajësoi Teheranin për sulmin dhe u zotua se do të ketë një reagim të ashpër.

Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi të enjten se të paktën 31 izraelitë u plagosën në sulm, ndërsa po bëhej identifikimi i të vdekurve.

Shumë prej viktimave sapo kishin arritur nga një fluturim prej Tel Avivit.

Presidenti amerikan Barak Obama e thirri Netanjahun për t’ia ofruar ngushëllimet e tij dhe e dënoi shpërthimin si një “sulm barbar terrorist.”
XS
SM
MD
LG