Ndërlidhjet

Kosova dënon sulmin ndaj izraelitëve


Burgas, Bullgari, 18 korrik, 2012

Burgas, Bullgari, 18 korrik, 2012

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një telegrami ka ngushëlluar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Izraelit, Avigdor Liberman, pas sulmit vdekjeprurës ndaj një autobusi në Bullgari, ku humbën jetën disa shtetas izraelitë.

Ministri Hoxhaj në emër të institucioneve dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës ka "dënuar në mënyrën më të fuqishme të mundshme sulmet e tilla terroriste vdekjeprurëse, ndaj njerëzve të pafajshëm".

Hoxhaj shpreh solidaritetin e plotë të Republikës së Kosovës dhe thekson se qytetarët e Kosovës qëndrojnë pranë popullit izraelit, familjeve të viktimave dhe popullit të Bullgarisë në këto momente të vështira, duke kërkuar nga autoritetet kompetente që të zbardhin dhe të vënë para drejtësisë kryerësit dhe nxitësit e këtij akti vdekjeprurës, thuhet në telegram.
XS
SM
MD
LG