Ndërlidhjet

SHBA: Asadi po e humb kontrollin


Damask, 18 korrik, 2012

Damask, 18 korrik, 2012

Shtëpia e Bardhë tha se sulmi me bombë që vrau katër anëtarë të lartë të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad tregon se Asad po e “humb kontrollin.”

Ministri i Mbrojtjes Daud Raxha, zëvendësministri i Mbrojtjes Asef Shavkat – kunati i Asadit- dhe gjenerali Hasan Turkomani u vranë në shpërthim e së mërkurës.

Ministri i Brendshëm Ibrahim al-Shar thuhet se ka marrë plagë të rënda.

Një grup islamik kryengritës dhe Armata e Lirë Siriane morën përgjegjësinë për shpërthimin.

Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar që të bashkohet rreth një plani për ta larguar Asadin nga pushteti.

Ndërkohë, shefi i OKB-së Ban Ki-mun dhe i dërguari ndërkombëtar për konfliktin në Siri, Kofi Anan i bënë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ndërmarrë veprime të fuqishme në Siri para një votimi të një rezolutë të mbështetur nga Perëndimi e cila bën thirrje për sanksione.

Rusia dhe Kina pritet të vënë veton mbi rezolutën, që pritet të votohet sot.
XS
SM
MD
LG