Ndërlidhjet

logo-print

Nikolliq "me kënaqësi do të zgjidhte çështjen e Kosovës"


Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliq

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolliq ka deklaruar se nga publiku është fshehur një pjesë e marrëveshjeve me Prishtinën në Bruksel dhe se me këto “zgjidhje në dukje të parrezikshme”, Beogradi vetë “po e çon Kosovën ka pavarësia”.

“Është fshehur për shembull se në tavolinë para shqiptarëve mund të qëndrojë vetëm tabela me Kosovën me yll, por pa fusnotë. Pastaj se serbët në veri të Kosovës nuk duhet të marrin tabela të regjistrimit, por kusht për këtë është që të nënshkruhen si shtetas të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Nikolliq në një intervistë për Veçernje Novostin.

Ai ka bërë pyetjen se çka do të bëhët kur të flitet për statusin, ndërkohë, që ekzistojnë një mori dokumentesh, sipas të cilave, Kosova praktikisht është shtet.

Presidenti i ri serb, në një intervistë për Veçernje Novostin, ka thënë se pas formimit të Qeverisë do të mbledhë të gjithë figurat e rëndësishme për të gjetur një platformë për dialogun për Kosovën, si dhe do të inistojë që në “bisedimet politike për Kosovën, përveç BE-së të përfshihet edhe OKB-ja.”.

Ai ka thënë se Kosova nuk është problem i vetëm një njeriu dhe për këtë arsye kërkon konsensus.

“Me kënaqësi do ta merrja këtë përgjegjësi historike(për zgjidhjen e çështjes së Kosovës)”, ka thënë Nikolliq, duke thënë se pas arritjes së paltformës së përbashkët mund të shkohet në biseidme.

Ai ka vlerësuar se arma më e fuqishme e Serbisë është lufta për ruajtjen e integritetit territorial dhe se nuk do të lejojë që shteti i Kosovës të bëhet anëtar i OKB-së.

“Nëse për këtë e bindim edhe Prishtinën edhe bashkësinë ndërkombëtare, e në veçanti ata që na bëjnë presion, atëherë bisedimet do të shkojnë më lehtë. Jam i gatshëm që të bëjë propozime siç është statusi i gjermanëvee në Belgjikë”, ka thënë Nikolliq, në pyetjen nëse ka ndonjë plan konkret për Kosovën.

Nikoliq ka velrësuar se po që se Kosova bëhet kusht i Serbisë për hyrje në BE, atëherë e njëjta gjë duhet bërë edhe për pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën.

“Nëse nuk del nga BE një anëtar që nuk e ka njohur Kosovën, atëherë duhet të pranohet edhe tjetri që nuk e ka njohur. Ky kusht joformalisht qarkullon në ajër, dhe në këtë këmbëngulin zyrtarët e shteteve që e kanë njohur Kosovën”, ka thënë ai, duke shtuar se për të Kosova është pjesë e Serbisë.
XS
SM
MD
LG