Ndërlidhjet

Vazhdon greva e minatorëve të Trepçës


Trepça

Trepça

Punëtorët e ndërmarrjes “Trepça”, po vazhdojnë grevën edhe në ditën e sotme, bëjnë të ditur zyrtarë të kësaj ndërmarrje. Sipas tyre, minatorët e Trepçës janë këmbëngulës në kërkesat e tyre.

Punonjësit e Trepçës, kundërshtojnë emërimin e Eset Ujkanit në postin e ushtruesit të detyrës së drejtorit duke kërkuar siç thuhet, emërimin në këtë post të dikujt që e njeh “Trepçën”.

Zëdhënësi i kësaj ndërmarrje Bislim Muça tha për Radion Evropa e Lirë se edhe në ditën e enjte minatorët e Trepçës janë duke qëndruar në grevë.

“Greva është duke vazhduar edhe më tutje, punëtorët janë këmbëngulës në kërkesat e tyre, presim që gjatë ditës së sotme të iu drejtohet dikush nga institucionet e qeverisë apo nga Agjencia Kosovare e Privatizimit”, tha ai.

Kompania Trepça aktualisht merret me nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, kryesisht të plumbit dhe zinkut, por është edhe ndërmarrje industriale. Kjo ndërmarrje është nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
XS
SM
MD
LG