Ndërlidhjet

Jahjaga e Rasmusen diskutojnë modalitetet e zgjidhjes për veriun


Atifete Jahjaga Anders fog Rasmusen
Atifete Jahjaga Anders fog Rasmusen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka kërkuar edhe njëherë një zgjidhje politike për problemin e veriut të Kosovës. Gjatë një takimi që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga në Selinë Qendrore të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm i Rasmusen ka siguruar kreun e shtetit të Kosovës për praninë e trupave të KFOR-it, por ka kërkuar që problemet në veri të zgjidhen me mjete politike.

Në një komunikatë nga Presidenca thuihet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s e përgëzoi presidenten Jahjaga për lidershipin e saj.

“Ai tha se presidentja Jahjaga, qëndron si garantues i vlerave dhe principeve bazë të demokracisë dhe sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes dhe barazisë qytetare, principe këto mbi të cilat po ndërtohet Kosova”, vijon komunikata.

Rasmusen, thuhet se i ka dhënë mbështetje presidentes për rolin e saj në heqjen e neneve 37, 38 dhe 39 nga kodi penal i Kosovës, duke mundësuar kështu lirinë e shprehjes dhe punën profesionale të medieve.

Ai ka përgëzuar Kosovën dhe presidenten për përfundimin me sukses të fazës së pavarësisë së mbikëqyrur duke vlerësuar këtë si një hap përpara për Kosovën, si dhe përgëzoi punën e FSK-së, në përmbushjen e kapaciteteve të plota operacionale në realizimin e mandatit të saj.

Duke folur për sigurinë në Kosovë, Rasmusen, sipas komunikatës, ka potencuar se forcat e KFOR-i do të qëndrojnë edhe më tej në Kosovë si garantues të paqes dhe stabilitetit. Ai ka përsëritur se zgjidhja e çështjeve në tri komunat e veriut është politike dhe në këtë bazë e përgëzoi presidenten Jahjaga për angazhimin e saj në komunikimin me të gjitha komunitetet në vizitat komunave me popullatë serbe dhe përkushtimit të saj për integrimin e plotë të komuniteteve në shoqërinë kosovare.

Rasmusen e siguroi presidenten Jahjaga se nuk ka ndarje të Kosovës, por zgjidhja është në integrimin e plotë, është me rëndësi që zyra administrative të jetë funksionale dhe të kryejë punën e saj për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Nga ana tjetër, Jahjaga e ka falënderuar Sekretarin e NATO-s, për angazhimin e tij personal dhe për punën e të gjithë atyre burrave dhe grave të KFOR-it, që po e bëjnë në Kosovë për të cilën gjë e gëzojnë respektin dhe nderimin e të gjithë qytetarëve duke qenë KFOR-i institucioni më i besueshëm.(z.g.)
XS
SM
MD
LG