Ndërlidhjet

Skandali në FIFA, bin Hamam fiton apelin


Mohamed bin Hamam
Mohamed bin Hamam
Ish kandidati për president i FIFA-s Mohamed bin Hamam ka fituar apelin kundër një ndalese të përjetshme nga aktivitetet, që ndërlidhen me futbollin.

Por, Gjykata e Arbitrazhit për Sport, duke e shpallur verdiktin, tha se nuk është plotësisht e bindur se bin Hamam është i pafajshëm në lidhje me akuzat për korrupsion.

Gjykata tha se faktet e ofruara nuk janë të mjaftueshme për ta lënë në fuqi ndalesën.

Bin Hamam, 63 vjear nga Katari, është akuzuar se iu ka ofruar 40 mijë dollarë ryshfet zyrtarëve në Trinidad dhe Tobago gjatë një vizite në ishujt e Karaibeve në vitin 2011.

Dyshimet u shpërfaqën në kohën kur bin Hamam garonte për kreun e FIFA-s.

Bin Hamam ende përballet me akuzat për ryshfet dhe keqmenaxhim financiar nga Konfederata Aziatike e Futbollit.
XS
SM
MD
LG