Ndërlidhjet

Thaçi: EULEX-i nuk do të jetë pjesë e Kushtetutës


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi
Kryeministri i Republikës së Kosovës HashimThaçi ka thënë se misioni i BE-së për sundim të ligjit - EULEX nuk do të jetë pjesë e Kushtetutës së Kosovës.

Këto komente ai i bëri në mbledhjen e qeverisë, ku foli edhe për përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

“Një gjë është e qartë se nuk do të ketë përfshirje të EULEX-it në Kushtetutën e Kosovës, por në fund vendimi përfundimtar do të merret nga Parlamenti i Kosovës sa i përket rolit dhe misionit të EULEX-it”, tha kryeministri Thaçi.

Sipas tij, aktualisht janë duke shkëmbyer letra me zyrtarë të Brukselit në lidhje me rregullimin e prezencës së EULEX-it në Kosovë.

Thaçi tha se Kosova ka hyrë në fazën finale të kryerjes se të gjitha detyrave dhe obligimeve që ka për përmbylljen e procesit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

“Po definohet çdo ditë e më tepër fundi i mbikëqyrjes së pavarësisë. Ditët e përmbylljes së këtij procesi po afrohen. Ne si qeveri i kemi kryer obligimet, besoj që edhe Kuvendi i Kosovës, pas pushimit do t’i kryejë obligimet kushtetuese para 1 shtatorit”, theksoi kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG