Ndërlidhjet

Myftiu Tërnava uron besimtarët për Ramazanin


Myftiu Naim Tërnava
Myftiu Naim Tërnava
Myftiu i Kosovës Naim Tërnava i ka uruar të gjithë besimtarët islamë për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame, duke “iu dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Krijuesi”.

Në këtë muaj të solidaritetit Tërnava ka thënë se lutemi që sa më parë të marrin fund luftërat e konfliktet, që njerëzit të jetojnë në paqe e harmoni.

“Nesër,(e premte) besimtarët myslimanë nisin agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit, ndaj kam nderin, kënaqësinë, e privilegjin që në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin tim personal, t’ju drejtohen me përgëzimet më të mira, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë e të pranuar tek Zoti ynë. Agjërimi i muajit të Ramazanit është një ibadet që bart në vete urtësinë, devotshmërinë, sinqeritetin, dashurinë, sakrificën, unitetin, tolerancën e mirëkuptimin”, ka thënë myftiu Tërnava.

Ai ka thënë po ashtu se Ramazani është muaj që kultivon paqen, mirëqenien, dashurinë dhe respektin ndaj njëri tjetrit.

“Jemi dëshmitarë që në shumë vende nëpër botë kemi trazira, lufta, e konflikte, ku me mijëra njerëz, kryesisht gra, fëmijë e pleq të pafajshëm bien viktima të luftës, e me mijëra të tjerë janë të rrezikuar që të përjetojnë të njëjtin fat. Ne, në këtë muaj të madh, në këtë muaj të mëshirës, në këtë muaj të solidaritetit, lutemi që sa më parë të marrin fund luftërat e konfliktet, që njerëzit të jetojnë në paqe e harmoni, lutemi për popullin e Sirisë që sa më parë t’u bashkohet popujve e shoqërive të lira”, ka thënë myftiu i Kosovës.

“Ramazani i sivjetmë, për ne ka një rëndësi të veçantë, ngase siç dihet jemi në vitin jubilar të pavarësisë së shqiptarëve, andaj në këtë muaj të mëshirës apeloj te të gjithë faktorët relevantë, që në këtë përvjetor, të jemi mirënjohës ndaj Zotit, të njohim kontributin dhe flijimin e brezave që sakrifikuan për pavarësi. Të angazhohemi që idealet e të parëve tanë të jetësohen, pra të ndërtojmë një shoqëri me integritet, të bashkuar, unike, të zhvilluar, paqësore dhe të lirë”, ka thënë Tërnava.
XS
SM
MD
LG