Ndërlidhjet

Kuçi: Nuk ka ndryshim të koalicionit qeverisës


Hajredin Kuci

Hajredin Kuci

Paralajmërimet për ndryshime të koalicionit qeverisës zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi i ka quajtur të pavërteta.

Pas mbledhjes së qeverisë së Kosovës, Kuçi ka theksuar se ndryshimi i koalicionit qeverisë është çështje spekulative e medieve.

I pyetur nga gazetarë se a do të hynte Partia Demokratike e Kosovës në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Kuqi ka theksuar se nuk është menduar një koalicion i tillë.

“Koalicioni po funksionon mirë, po i zbatojmë politikat që kemi paraparë. Çdo gjë që do të ndodhë nuk ndodh në befasi. Partia Demokratike e Kosovës nuk e befason opinionin publik. PDK nuk i befason partnerët, por bën partneritet të sinqertë. Ka dëshirë që partnerët të jenë stabilë dhe ka dëshirë që të implementojë të gjitha ato që i kemi premtuar qytetarëve”, ka potencuar Kuçi.
XS
SM
MD
LG