Ndërlidhjet

Ujkani: S'kam ambicie ta drejtoj Trepçën


Trepca

Trepca

Pas grevës së filluar kundër emërimit të Eset Ujkanit si ushtrues detyre i drejtorit të kompleksit Trepça, vetë Ujkani ka sqaruar përmes një deklarate për media se kontrata e tij valide me Trepçën është zëvendësmenaxher.

"Pas dorëheqjes së menaxherit Ferat Shala, AKP, nën administrimin e së cilës është edhe Trepça, më ka caktuar ushtrues detyre të menaxherit të kësaj ndërmarrje. Në bazë të kontratës së punës që e kam me ndërmarrjen Trepça, Ligjit mbi riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe Ligjit të AKP-së, jam i obliguar të respektoj dhe zbatoj vendimet e AKP-së. Caktimi im ushtrues detyre është vendim i përkohshëm i AKP-së, deri në një vendim tjetër", ka thënë ndër tëtjera Ujkani.

"Deklaroj publikisht me përgjegjësi, se unë Eset Ujkani, nuk kam pasur e as nuk kam ambicie për të qenë drejtor i Trepçës. Konsideroj se apostrofimi i emrit tim në grevë, bëhet qëllimisht në mënyrë të organizuar, nga ata që kanë ambicie karrieriste, të cilët çdo herë kanë vendosur interesin personal para atij të ndërmarrjes. Ata nuk e kanë mbështetjen e të gjithë punëtorëve, por është një grup i vogël punëtorësh të manipuluar, duke i dhënë ngjarjes edhe karakter politik", ka thënë Ujkani.
XS
SM
MD
LG