Ndërlidhjet

Irani mohon lidhjet me sulmin në Bullgari


Autobusi i shkatërruar në Bullgari

Autobusi i shkatërruar në Bullgari

Ambasada e Iranit në Bullgari ka hedhur poshtë akuzat e Izraelit se Irani qëndron prapa sulmit vetëvrasës me bombë në një autobus në qytetin bullgar të Burgasit, ku u vranë të paktën shtatë persona, përfshirë pesë izraelitë.

Ambasada iraniane përmes një deklarate i quajti akuzat izraelite “të pabaza”.

Zyrtarët izraelitë e kanë akuzuar Iranin dhe aleatin libanez të tij, Hezbollah se e kanë organizuar sulmin e së mërkurës.

Izraelitët, që kishin arritur nga Tel Avivi me aeroplan, po hipnin në autobus, kur ka ndodhur shpërthimi.

Autoritetet bullgare thanë se në mesin e të vdekurve përfshihen pesë turistë izraelitë, një shofer bullgar i autobusit dhe sulmuesi vetëvrasës.

Kryeministri bullgar Boiko Borisov, tha se një patentë shoferi amerikane e sulmuesit ishte e falsifikuar dhe se identiteti i sulmuesit nuk dihet ende.
XS
SM
MD
LG