Ndërlidhjet

SHBA ndihmon Kosovën në fushën e sigurisë


U.S. -- A flag, undated

U.S. -- A flag, undated

Ambasada Amerikane do t'i dhurojë Qeverisë së Kosovës, pajisje në vlerë prej 364 mijë dollarësh për ta ndihmuar atë në parandalimin e përhapjes së armatimit të shkatërrimit në masë, ka bërë me dije Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një njoftimi për media.

Investimi thuhet se ka për qëllim t'i ngrisë kapacitetet hetuese kriminale dhe reagimin ndaj armatimit të shkatërrimit në masë.

Ky donacion sponsorohet nga Departamenti i Shtetit për Sigurimin e Atdheut – programi ndërkombëtar i parandalimit të përhapjes së armatimit të shkatërrimit në masë (ICP).

ICP është një përpjekje e përbashkët ndëragjentore ndërmjet Departamentit të Mbrojtjes, Byrosë Federale të Hetuesisë dhe Departamentit të Shtetit për Sigurimin e Atdheut.
XS
SM
MD
LG